KOSOVA

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate, Jakup Krasniqi është infektuar me COVID-19. Në fakt ai ka rezultuar pozitiv 3 ditë më parë të hëhën, por thotë se gjendja e tij është e mirë.

Krasniqi është i infektuari i radhës nga politikanët e infektuar në Kosovë teksa COVID-19 nuk i shpëtoi as Isa Mustafa, kreu i LDK.

 

“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb