Suedia bëhet vendi i gjashtë në Europë që ka regjistruar të paktën një person të prekur me koronavirus.

Bëhet fjalë për një 20- vjeccarë e cila mbërriti në Suedi më 24 janar pasi kishte vizituar zonën e Wuhan në Kinë.

Ajo shfaqi simptoma dhe pas ekzaminimit në spitalin e Ryhov në Jönköping, Suedinë jug- qëndrore ai rezultoi pozitiv.

Në Europë tashmë Franca me Gjermaninë kanë regjistruar nga 6 raste, Italia dhe Britania nga 2, Finlanda me Suedinë nga 1.

Nuk përjashtohet rasti për ndonjë vend tjetër europian pasi dyshimet ngelen në Portugali, Spanjë, Zvicër, Austri, Ceki, Poloni, Rumani, Bullgari, Greqi apo Turqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb