Një tjetër rast pozitiv me COVID-19 është konfirmuar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për një të moshuar mbi 80 vjeç, i cili është infektuar gjatë kohës që qëndronte në spital në Tiranë, pas një hemorragjie cerebrale.

Një natë më parë i është marrë tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv, momentalisht i moshuari po merr mjekim në spitalin e Sarandës, teksa gjendja e tij shëndetësore është e rënduar. Ende nuk ka përgjigje të analizave për kontaktet e rastit të rezultuar pozitiv në mëngjes.

Nga ana tjetër, 18 tamponët e marrë dje në Delvinë kanë rezultuar të gjithë negativ.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: