KOSOVA

Tjetër politikan është infektuar me koronavirus në Kosovë. Lumir Abdixhiku, ish- ministri i Infrastrukturës nga radhët e LDK ka rezultuar pozitiv me koronavirus së bashku me gruan e tij.

Ai e bën vetë të ditur lajmin me një status në FB, teksa konfirmon se nuk ka simptoma dhe është vetizoluar.

 

“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb