Bankina e Bayern Munich është një luks, një nga 5 klubet më të rëndësishme në botë, por jo të gjithë dëshirojnë të drejtojnë rekordmenët e futbollit gjerman, të paktën jo në këtë pikë të sezonit. Ditë pas ditë shtohet zërat mbi kandidatët e mundshëm por çdo ditë vjen dhe nga një refuzim. Pas Allegrit dhe Ten Hag është radha e Tuchel ti thotë jo Bayern.

Tuchel
Tuchel

Tekniku gjerman ka qenë dhe në të kaluarën një preferencë e drejtuesve të klubit por në fund, në mungesë të një ofertë, Tuchel zgjodhi PSG. Sipas mediave gjermane, Tuchel i ka thënë jo propozimit të radhës, dëshiron të qëndroj në Paris deri në përfundim të kontratës e cila i skadon në 2021.

I vetmi që ka dalë publikisht, i gatshëm të ulet në stolin e Bayern është Arsene Wenger: “Do të më pëlqente të drejtoja Bayern Munich. Të trajnoj është jeta ime, të gjithë që merren me këtë punë do të thonë të njëjtën gjë. Kam drejtuar nga mosha 33 vjeçare deri më tani pa asnjë shkëputje, gjithnjë në nivele të larta. Pas 36 vitesh në bankinë, një vit pushim nuk ishte keq. Tani ndihem më i relaksuar, i gatshëm të kthehem në bankinë, u shpreh Wenger për BeIN Sports.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb