Në media qarkullojnë fotot e një avioni të ulur në breg të detit në Drimadhë, ndërsa të shumtë kanë qënë ata që kanë ngritur pikëpyetje përse një avion i tillë është ulur pikërisht këtu.

Fotoja të sjell në mendje, avionin e tipit “Piper”, të pilotuar nga Giorgio Riformato në plazhin e Divjakës, i cili u kap me 460 kilogramë drogë e llojit hashash, por rasti i tanishëm nuk është i ngjajshëm.

Bëhet fjalë përnjë avion sportiv, për të cilin sapo ka reaguar edhe policia e Vlorës, duke hedhur poshtë çdo dyshim.

Policia sqaron se vioni në fjalë është vendosur aty për turizëm nga pronari i një hoteli.

REAGIMI I POLICISË
Në lidhje me avionin që flitet për në Drimadhë të Himarës, ju sqaroj se është vendosur nga pronari i një hoteli thjesht për turizëm!
Nuk ka motorr, qëndron thjeshtë i fiksuar për foto, gjëra të kësaj natyre!
Sa për sqarim njëherë e mirë që të mos haludohet për gjëra të dyshimta!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: