KORÇË

Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore nga Partia Demokratike, ka dalë kundër vendimit unanim të selisë blu.

Bëhet fjalë për Arlind Çarçanin nga listat e qarkut të Korçës, i cili sot ka dorëzuar formularin e dekriminalizmit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.  Ky është hapi  i parë, që Çarçani bën drejt marrjes së mandatit të deputetit.

Nga ana tjetër, opozita e bashkuar vijon qëndrimin në rrugë përmes protestave duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: