BRITANI E MADHE

Një tjetër divorc në Buckingham Palace dhe Mbretëresha Elizabeth është e mjaft e trishtuar dhe e shqetësuar. Pas heqjes dorë të Harry-it dhe Meghan nga titujt mbretëror dhe largimi i tyre në Kanada në Pallatin Mbretëror nuk ka qetësi. Disa ditë më parë princi Peter Phillips, nipi i mbretëreshës Elisabeth II, djali i princeshës Anna njoftoi divorcin nga gruaja e tij, Autumn pas 12 vitesh martesë.

Në një deklaratë e përbashkët të lëshuar për mediat thuhej se vendimi u mor në interesin më të mirë të dy fëmijëve, Savannah, 9 vjeç, dhe Isla, 7 vjeçe, qartësisht në një kontekst “miqësor”.

Ai saktësoi se vendimi është dakordësuar me mbështetjen e plotë të dyve familjeve. Peter Phillips ka hequr dorë nga oferta e kohës së tij për titullin ”kont” për veten dhe për fëmijët e tij, por ai ende përfaqëson familjen mbretërore dhe ka marrëdhënie të afërta me gjyshen mbretëreshë.

Ndërsa sot vjen një tjetër divorc, David Linley djali princeshës, Margareth ka vendosur të ndahet nga bashkëshortja Serena, kontesha e Snowdon pas 25 vitesh martesë shkaku? Ka kaluar shumë kohë larg shtëpisë.

Konti dhe kontesha i Snoëdon kanë rënë dakord për sa i përket kushteve të ndarjes. David është djali i motrës së mbretëreshës Elisabeth, Margareth, e cila ka vdekur në vitin 2002. Ai ka dy fëmijë dy fëmijë, Charles 20 vjeç Margarita, 17 vjeçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb