TIRANE

Valdrin Sahiti i ka kapërcyer kufijtë shqiptarë, prej kohësh tashmë, duke veshur emrat më në zë në botë. Së fundmi listës i është shtuar edhe modelja me famë botërore Winnie Harlow.

Mbrëmjen e kaluar ajo festoi ditëlindjen e 27-të, në Los Angeles dhe organizoi një festë të madhe, ku zgjodhi të veshë fustani ngjyrë argjendi të krijuar nga stilisti shqiptar.

Detaji i rripave të hollë dhe një prerje që nxirrte në pah dekoltenë, e vendosi edhe më shumë modelen në qendër të vëmendjes. Veshja që kishte edhe një pjesë të hapur rreth barkut u kompletua me aksesorët e argjendtë të Winnie.

Valdrini nisi me sukseset ndërkombëtare që kur stiloi një fustan të kuq për divën e muzikës pop, Beyonce, e cila e veshi në ceremoninë e “Grammy”. Në prill ai veshi edhe Bella Throne në ditën e fejesës. E më tej e zgjeroi listën me: Paris Hilton, Cardi B, Bebe Rexha etj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb