FRANCE 

Policia franceze ka qëlluar dhe plagosur një burrë që mbante një thikë në Metz. Kjo ngjarje vjen dy ditë, pasi një burrë u vra në Paris.

Christian Mercuri, prokurori publik në qytetin në veri-lindje të Francës, tha se duket se burri ishte një radikal islamik dhe me ç’rregullime personaliteti, ndërsa gjatë sulmit ai ka thirrur “Allaku Akber” ose “Zoti është i madh”. Burri i lindur në vitin 1989 kishte kërcënuar policët, ndërsa këta të fundit kanë reaguar në kohë, duke e qëlluar agresorin, shkruajnë mediat e huaja.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ai u plagos, por jeta e tij nuk është në rrezik”, tha burimi, duke shtuar se askush tjetër nuk u lëndua. Mercuri tha se burri është dërguar në spital, ku është vendosur në paraburgim dhe është vënë nën hetim për vrasjen e mbetur në tentativë të punonjësve të policisë. Dëshmitarët thanë se para tri ditësh një 22-vjeçar që vrau një burrë dhe plagosi dy gra në një park në Villejuif, një periferi të Parisit, gjithashtu bërtiti “Allahu Akbar”.

Agresori, një i konvertuar nën islam, u qëllua për vdekje nga policia. Ai gjithashtu kishte probleme psikiatrike. Policia po e trajton ngjarjen si një sulm terrorist. Hetimet kanë treguar se rastet kanë tepër të dhëna për radikalizëm islamik. Hetuesit kanë gjetur një çantë të agresorit, me shkrime me vargje të autorëve radikalë islamikë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb