Një tërmet me magnitudë 4,2 të shkallës rihter ka goditur provincën perëndimore Denizli të Turqisë. Ky fakt u bë i ditur nga agjencia për menaxhimin e katastrofave.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte në rrethin Acıpayam.

Kujtojmë se në muaj tetor të vitit që lamë pas Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë, në Izmir, ku 115 persona ndërruan jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: