Pas një sezoni rekord me Lazio, Ciro Immobile ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve jashtë Serie A. Sulmuesi është në garë për “Këpucën e Artë”, një arsye më shumë që lista e të skuadrave që kërkojnë shërbimet e tij është shtuar ndjeshëm. Por përpara të gjithave në ankandin e fortë është Newcastle. Plani i pronarëve të rinj klubit anglez për të ndërtuar një skuadër kompetitive është i njohur dhe për të arritur tek Immobile, ata kanë bërë një ofertë të parezistueshme si për Lazio ashtu edhe për futbollistin.

Sport Preview Ciro Immobile
Sport Preview Ciro Immobile

Sipas mediave italiane, “qymyrxhinjtë” janë gati të paguajën 55 milion euro për kartonin dhe 8 milion euro në sezon për një kontratë 5-vjeçare për sulmuesin. Një ofertë e çmendur sidomos për Immobile. Tashmë në moshën 30-vjeçare ai do ta kishte të vështirë të refuzonte një mundësi të tillë që vjen vetëm një herë në karrierë. Nga ana tjetër edhe Lazio ka në dorë një “thesar” të vërtetë në një kohë që kriza financiare e kushtëzuar nga pandemia ka tronditur merkaton e futbollit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb