Të paktën 11 migrantë afrikanë kanë ndërruar jetë, kur anija e tyre u fundos pranë Tunizisë, ndërsa u përpoqën të kalonin Mesdheun për në ishullin italian të Lampedusas.

Rojet bregdetare tuniziane gjetën trupat e tetë grave dhe tre fëmijëve pranë bregdetit afër Sfaxit. Rreth 30 persona ishin në anije, duke synuar të mbërrinin në Itali, kanë thanë zyrtarët, raportojnë mediat e huaja.

Rojet bregdetare po kërkojnë për trupa të tjerë të dyshuar të vdekur, kurse hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Vitin e kaluar, rreth 90 migrantë afrikanë u mbytën pasi anija e tyre u përmbys, në një nga aksidentet më të rënda të tilla në ujërat tuniziane. Destinacioni i tyre kryesor është Italia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb