Sonte mbahet mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards 2022. Yje të shumtë britanikë kanë marrë pjesë dhe janë nderuar me çmime për arritjet vjetore në muzikë.

E nominuar në këtë ngjarje ka qenë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka arritur të triumfojë në një nga dy çmimet për të cilat konkurronte.

Ajo ka fituar çmimin “Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit Pop dhe R&B”, duke lënë prapa emrat e suksesshëm si: Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.
Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të tërhequr fizikisht çmimin, teksa i ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun.

Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë drejt triumfit të këtij çmimi, ndërsa kërkoi falje për mos-prezencën e saj në mbrëmje.

Lipa nuk mundi të ishte prezente në Mbretërinë e Bashkuar për eventin, pasi ndodhet në kontinentin amerikan për turneun e saj “Future Nostalgia”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BRITs (@brits)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: