Humbja 6-0 ndaj Anglisë, shanset 0 për t’u përfaqësuar në Euro2020, vite të tëra në terrin e rezultateve negative. Kësaj shtoji dhe turpin mbarëbotëror të racizmit dhe nuk të mbetet gjë tjetër veçse të japësh dorëheqjen. Ndaj Krasimir Balakov nuk do të jetë më trajner i përfaqësues së Bullgarisë, dorëheqje që pason atë të presidentit të federatës pak ditë më parë pas kërkesës së kryeministrit të shtetit ballkanas.

Sipas “Sky Sport”, ish-ylli i Bullgarisë së artë të viteve 90-të, është kontestuar fuqishëm nga tifozët pak pasi këta të fundit mbaruan ofendimet raciste ndaj Anglisë, çka ka detyruar Balakovin të marrë vendimin drastik dhe të largohet nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar bullgar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb