INDI

India është kthyer në një vatër të re të COVID-19 pasi po regjistron shifra të larta ditore.

Ditën e fundit India regjistroi 10 mijë raste të reja dhe totali i saj e kalon tashmë edhe Italinë.

Zyrtarisht India është vendi më i prekur nga koronavirusi në Azi edhe pse virusi lindi fillimisht në Kinë.

Ashtu si tek Rusia, edhe tek India bie në sy se ka numër të lartë infektimesh, 236 mijë e 657 të infektuar ndërkohë ai i viktimave mbetet i ulët në krahasim me Europën dhe SHBA-në, 6 mijë e 642.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: