DURRËS- Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në Shqipëri. Një 24-vjeçare i ka dhënë fund jetës në Durrës në rrethana ende të panjohura.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Xhafzotaj të Durrësit, ku e reja me iniciale S.Ç. rreth orës 00:10 në banesën e saj ka pirë fostoksinë. Kanë qenë prindërit që e kanë gjetur vajzën, por ajo ka qenë në momentet e fundit, pasi edhe pse është dërguar me urgjencë në Tiranë, e reja nuk mundi të shpëtonte.

Nga veprimet hetimore, mësohet se vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike por mbeten mister rrethanat që e kanë shtyrë drejt aktit esktrem. Hetimet vijojnë dhe çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Një tjetër vajzë e re i dha fund jetës në Fier duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit ku jetonte me partnerin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: