Shtohet numri i viktimave nga koronavirusi në vend. Sipas MSH, një humbje jete ka ndodhur në Spitalin Infektiv, si pasojë e COVID-19.

Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: