Drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare, ka marrë një tjetër vlerësim për punën e tij në Itali. Ish-futbollisti shqiptar që ka luajtur edhe për klubin bardhekaltër është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”, për aftësitë dhe intuitën e tij në zbulimin dhe nënshkrimin me talentet e futbollit, që kanë spikatur me Lazio-n.

“Football Leader 2018” ka akorduar edhe një çmim për trajnerin Marco Gianpaolo, “Pankina e Duhur”, me motivacionin “trajner i dalluar për sjelljen ‘fair play’, duke qenë shembull edhe për futbollistët e tij.

Tares dhe Gianpaolos do t’u dorëzohen çmimet në ceremoninë e posaçme të “Football Leader 2018”, që do të zhvillohet me 28 maj në Napoli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: