Një tjetër zjarr ka rënë mesditën e sotme edhe në kodrat e Ardenicës, në Fier, në vendin e njohur si kodrat e Çipllakës.

Zjarri është përhapur në disa kodra, duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në ullishte dhe pemëtari.

Zjarri po përparon me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era. Për lokalizimin e flakëve po punojnë disa zjarrfikëse, ndërkohë që shtrirja e flakëve është e madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb