BERAT- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave padit ish-kreun e Këshillit të Qarkut Berat dhe 12 zyrtarë të tjerë për abuzime me pronat. Sipas AKKP-së, janë tjetërsuar 774 hektarë tokë, pronë shtetërore. Mes personave të kallëzuar përgjegjësi i SAMT në Berat, kryetari i Këshillit të Komunës Meldovë si dhe anëtarë të Komisionit të Pronësisë. AKKP deklaron se do të kallëzojë çdo rast të falsifikimit të dokumenteve. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: