TIRANË- Teatri Kombëtar i Operës e Baletit dhe Ansambli Popullor kanë njoftuar së fundmi rifillimin e aktiviteteve artistike për periudhën shtator-nëntor 2015, duke prezantuar dhe kalendarin artistik të aktiviteteve.

Sipas njoftimit për shtyp nga TKOB, pjesë e kalendarit të ri artistik do të jenë disa premiera shumë të rëndësishme, produksione të medha dhe nuk do të mungojnë edhe përgjate këtij sezoni dhe artistë të ftuar shumë të njohur.

Baleti “Carmina Burana”, një produksion madhështor, do të shfaqet për publikun premierë në fillim të tetorit. Baleti do të sjellë në Tiranë koreografin e njohur hungarez, Youri Vamos, i njohur për audiencën me versionet tepër interesante që i ka bërë veprave më të njohura klasike.

Duke i qëndruar gjithmonë besnik kësaj trashëgimie, ai ka prezantuar subjekte tradicionale dhe kjo ka qënë një nga arsyet e suksesit të tij. Ky produksion, i cili organizohet në bashkëpunim me ambasadën Gjermane, do të ketë premierën në datën 3 tetor me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Një tjetër premierë baleti do të sjellë sërisht në Tiranë koreografin e mirënjohur tashmë edhe nga publiku shqiptar, Angjelin Preljocaj. Këtë herë trupa jonë e baletit do të interpretojë një pjesë koreografike moderne të titulluar “Noces” – Dasma, një pjesë e cila përsëri dëshmon për ndikimin e thellë të kulturës dhe traditave shqiptare dhe ato ballkanike në krijimtarinë e koreografit. Dasma, e cila shihet si një zakon ballkanik, shpaloset si një tragjedi e çuditshme. Në qendër është nusja, e cila nuk është e pranishme gjatë festimeve. Ajo kalon nga një familje në tjetrën ashtu si një monedhë e cila kalon nga një pronar në tjetrin. Ajo do të shfaqet vetëm në momentin e fundit dhe do të ecë ngadalë, me sytë mbushur me lot si në një marsh funebër, me të gjithë sytë e ngulur tek ajo duke dëshmuar pas vellos një dramë që nuk mund të injorohet.

Nuk do të mungojë repertori operistik, i cili zë edhe vendin e parë në preferencat e publikut. Në mes të shtatorit do të jetë premiera e operës “Don Giovanni” e Mozartit, e cila edhe një herë do të mbledhë artistët e TKOB me artistë të tjerë të huaj për të sjellë një shfaqje të bukur dhe me cilësi të lartë artistike.

Ndërkohë, gjatë muajit tetor dhe nëntor do të rikthehen sërisht për publikun opera të cilat janë tashmë pjesë e repertorit të TKOB, Pagliacci dhe La Boheme, të cilat u pritën shumë mirë nga publiku sezonin e kaluar.

Repertori koncertor, gjithmonë i pasur edhe i larmishëm, do të jetë i tillë edhe në muajt në vazhdim. Kompozitorë të njohur boterore do të vijnë të interpretuar nga artistë shqiptar dhe të huaj.

Edhe Ansambli Popullor do të sjellë si gjithmonë kengët dhe vallet e folklorit tonë të pasur. Përveç koncerteve të cilat janë tashmë pjesë e repertorit, Ansambli do të paraqitet me një koncert premierë me rastin e festave të Nëntorit të titulluar “Rruga e gjatë e historisë”.

Sakaq, TKOB thekson së mjaft i rëndësishëm është edhe turi qe trupa jonë e baletit do të ketë pergjatë dy javëve në muajin dhjetor në disa qytete të Italisë me baletet “Coppelia”, “La Stravaganza” dhe “La Syplphide” me koreografi të Angjelin Preljocaj dhe Ilir Kerni.

Kalendari Artistik TKOBAP :shtator – nëntor 2015

Shtator 2015

4 Shtator 2015, ora 19:00, Koncert Simfonik, Weber Simfonia Nr.1 Do Maxhior, Solist: Gëzim Bulcari, Dirigjent: E.Doko

5 Shtator 2015, ora 19:00, Koncert i Ansamblit Popullor në Holl “Jehona e Festivaleve”

6 Shtator 2015, ora 19:00, Mbrëmje GALA, Regjizor: Nikolin Gurakuqi, Dirigjent: Edmond Doko

14,16,18,20 shtator 2015, ora 19:00, Opera “Don Giovanni”, W.A.Mozart, Dirigjent Paolo Carbone, Regjizor:M.Bauduin

26 Shator 2015, ora 19:00, Koncert Simfonik, Simfonia «Bota e Re » Dvorak, Beethoven Tripli, Solistë:Luca Franzetti,Merita Rexha,Abigeila Voshtina, Dirigjent: Dejan Savic

Tetor 2015

3, 4, 7, 8 Tetor 2015, ora 19:00, PREMIERE BALETI, “Carmina Burana”, Koreografia: Youri Vamos, Muzika: Carl Orff, Dirigjent: Desar Sulejmani, Interpretojne: Orkestra,Kori dheTrupa e Baletit të TKOB

6 Tetor 2015, ora 19:00, Koncert Premierë i Ansamblit Popullor, “Mjeshtri”, Me krijimtarinë koreografike të mjeshtrit P.Kanaci

9 Tetor 2015, ora 19:00, Koncert në Holl, Interpretojnë:Ingrid Pulizo, Milena Nikolla dhe Reksi Sata ( Perkusion )

10 Tetor 2015,ora 19:00, Koncert në Holl, Rachmaninov e Tchaikovsky, Soliste: Sonila Baboci

12,13 Tetor 2015,ora 19:00, Baleti “Fado”, Koreografia: Daniel Cardoso, Interpreton: Trupa e Baletit te TKOB

15  Tetor 2015, ora 19:00, Koncert Simfonik, J.Brahms, Simfonia nr.2, op.73, Dirigjent: Pavle Despalje, Solist: Martin Drausnik violino

16 Tetor 2015, ora 12:00, Edukimi përmes Artit, Ansambli Popullor

22, 24 Tetor 2015, ora 19:00, Opera “Pagliacci” R.Leoncavallo, Dirigjent:, Regjizor: Inva Mula

30,31 Tetor 2015, ora 19:00, Festivali Operistik, “Marie Kraja”

Nëntor 2015

7, 08, 09 Nëntor 2015, ora 19:00, PREMIERE BALETI, “Le Noces”, Koreografia: Angelin Preljocaj, Muzika: Igor Stravinsky,Interpreton:Trupa e Baletit TKOB

9 Nëntor 2015, ora 19:00, Koncert në Kishën Ortodokse, ( Bashkëpunim )

12,13 Nëntor 2015, ora 19:00, Baleti “La Sylphide”, Koreografia: Ilir Kerni, Muzika: Herman Lovenskiold, Dirigjent: Francesco Di Mauro, Interpreton: Trupa e Baletit të TKOB

15,16 Nëntor 2015, ora 19:00, Baleti “Coppelia&La Stravaganza”, Koreografia: Ilir Kerni&Angelin Preljocaj, Muzika: Leo Delibes, Interpreton: Trupa e Baletit të TKOB

23, 25, 27, Nëntor 2015, ora 19:00, (23 Nëntor- Prove e Hapur Gjenerale për publikun ), Opera “La Boheme” G. Puccini, As/Regjizor: Ada Gurra

24 Nëntor 2015, ora 12:00, Edukimi përmes Artit, Ansambli Popullor

29 Nëntor 2015, ora 19:00, Krijimtaria e Luftës së Dytë Botërore

30 Nëntor 2015, ora 19:00, Koncert Premierë i Ansamblit Popullor “Rruga e gjatë e historisë”

02-14 Dhjetor 2015, Ora 19.00

Trupa e Baletit të TKOB Turne në Itali, 7 shfaqje, Baleti “Coppelia&La Stravaganza”, Koreografia: Ilir Kerni&Angelin Preljocaj, Baleti “La Sylphide”, Koreografia: Ilir Kerni

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: