Shqiptarët po preferojnë të lindin gjithmonë e më pak fëmijë. Të dhënat demografike të Institutit të Statistikave tregojnë se lindshëmria në vend vijon të ulet ndjeshëm. Në tremujorin e dytë të këtij viti, lindjet në shkallë kombëtare ranë me 25.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një nga shkaqet që të ciftet e reja nuk lindin shumë fëmijë, janë kushtet ekonomike. Atë që nuk e thonë para kameras të rinjte, e sqarojnë më së miri prindërit e tyre, gjyshërit që rrisin fëmijët e fëmijëve dhe kujdesen për ta. Të pyetur nag News24 për të treguar mbi pervojën e tyre, ata thonë se në kohën e dikaturës edhe pse nuk kishte kushte, njerezit lindnin më shumë se 1 fëmijë.

Në atë kohë 4 fëmijë të bollshëm ishin tani po këta të rinjtë e sotshëm bëjnë nga 1, 2 sepse nuk kanë mundësi ekonomike ti rrisin.

Atëhere me pak lek e rrisje një fëmijë kurse sot duhet një buxhet më vete për fëmijët.të kemi të qartë një rroge sot shkon vetëm për fëmijët.Përgjithësisht rinia bëhet me fëmijë në moshë më të madhe sesa ne dhe bëjnë një fëmijë dhe mendohen shumë për fëmijën e dytë.

Me të vërtet më përpara pagat kanë qënë ai nivel që kanë qënë por ishin të gjithë njësoj,kishte kushte për të jetuar dhe ashtu.

Edhe karriera, apo frika nag humbja e vendit të punës, është një nga arsyet për të cilën ciftet e reja preferojnë të mos lindin shumë fëmijë, ose të lindin vonë…

Është pasiguria për jetën. Sot je në punë nesër nuk je ndërsa më përpara hyje në punë dhe nuk të nxirrte njëri.
Sot i kushtohen karrierës më tepër nuk I kushtohen familjes.Ka angazhime të tjera.
Shqipëria është gjthnjë në zvogelim mirëpo tani duan karrierën edhe janë dhënë shumë mundësi punësimi dhe duan ti rrisin sa më mirëndoshta në kohën tonë kanë vuajtur më tepër fëmijët dhe në kushte më të vështira ndërsa tani duhet ti plotësojnë të gjithë kushtet.
Kushtet ekonomike.Ja dhe unë kam vajzën me dy fëmijë por lodhemi shumë dhe ne që merremi dhe ta.Por kushtet ekonomike janë kryesore, gjërat janë të shtrenjta.

Ekspertët sugjerojnë që të ndërmeren politika të menjëhershme për të stimuluar lindjet e fëmijve pasi me këto ritme shumë shpejt popullsia e Shqipërisë do të shkojë drejt plakjes dhe tkurrjes. Po sipas studimit në vitin 2030 Shqipëria do të mbetet një vend me vetëm 1 mln banorë, aq sa ka përfaërsisht tani vetëm Tirana. Sipas të dhënave të INSTAT Gjirokastra, Korça dhe Vlora janë qytetet që kanë pasur uljen më të madhe të lindjeve, ndërsa kryeqyteti ka pasur shtesën më të lartë natyrore.

(BalkanWerb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb