Katër ministra të tjerë të kabinetit të Johnson japin dorëheqjen.

Mes tyre edhe ministri i Sigurisë Damian Hinds,ministri i Thesarit Helen Whately dhe ai për Irlandën e Veriut Brandon Lewi.

Më pas ishin ministrat e Gjykatave, Pensioneve dhe Teknologjisë, të cilët kanë zgjedhur të largohen nga qeveria e Johnson, raporton BBC.

“Nuk duhet dorëheqja e dhjetëra kolegëve, por për vendin tonë dhe besimin në demokracinë tonë duhet të kemi një ndryshim lidershipi”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Hinds.

Chris Philp, ministër i teknologjisë, në letrën e tij të dorëheqjes, ai thotë se nuk mund të shërbejë më nën Boris Johnson për shkak të rëndësisë së “integritetit, ndershmërisë dhe besimit” në politikë.

Ai thotë se Boris Johnson duhet të japë dorëheqjen duke pasur parasysh publikun dhe besimi parlamentar është zhdukur qartë.

James Cartlidge ka dhënë dorëheqjen si ministër i Gjykatave, duke u bërë anëtari i 53-të i qeverisë që jep dorëheqjen.

Cartlidge, një deputet për South Suffolk që nga viti 2015, thotë se pozicioni i Boris Johnson është “qartësisht i paqëndrueshëm”.

Deputeti i Hexhamit, Guy Opperman, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si ministër i Pensioneve.

Ai tha se ishte “veçanërisht i mërzitur nga sjellja e ekipit numër 10 gjatë kufizimeve të Covid” dhe se “ngjarjet e fundit kanë treguar qartë se qeveria thjesht nuk mund të funksionojë me Johnson në krye”.

Ai shtoi se asnjë individ, sado i suksesshëm në të kaluarën, nuk është më i madh se partia, apo vendi.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb