TIRANË- Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike pas dëshmisë së Xhisiela Malokut. Deputetja e PD-së Albana Vokshi e quan një tmerr dhe thotë se dhe me urdhër mbrojtje viktima dhunohet. Ajo bën thirrje për të ngritur zërin.

“Tmerr!!
Në ç’vend jetojmë kur viktima, edhe në urdhër mbrojtje, vazhdon të dhunohet. Madje e detyrojnë të fajësojë veten, sepse kriminelët e vërtetë mbrohen nga Rama.
Ndihma që mund t’i japim secili, është të ngremë zërin ne për të”, deklaron Vokshi.

Xhisiela Maloku ka mohuar sot se është dhunuar nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS dhe madje ka deklaruar se as nuk është kërcënuar dhe se gjithçka e ka bërë nga xhelozia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb