SARANDË- Grabitet gjatë natës një kambist në Delvinë. Grabitës të maskuar janë futur në banesën e Muslim Osmanit, 70 vjeç me profesion kambist. Sipas raportimeve, mësohet se autorët kanë lidhur të moshuarin dhe e kanë dhunuar duke i marrë më pas një shumë të konsiderueshme të hollash.

Vajza e tij, e ardhur këto ditë nga Korça në Delvinë, është hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar grabitësve.

Babë e bijë kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë. Ndërkaq policia ka mbledhur të gjitha provat e mundshme hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: