KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Mësohet se në orët e para të mëngjesit një 38-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë makabre, duke u vetëdjegur me benzinë. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10 të qytetit juglindor, ndërsa viktima është Olgert Miho.

Burime për “BalkanWeb” pohuan se 38-vjeçar ndodhej në banesën e vjehrrës kur ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit duke u lyer me benzinë e më pas duke i vënë flakën vetes. Nuk dihen ende motivet që mund ta kenë shtyrë të riun drejt këtij akti.

Banesa ku u vetëdogj 38-vjeçari Miho
Banesa ku u vetëdogj 38-vjeçari Miho

Por ndërkaq mësohet se dy gra janë përpjekur ta ndalojnë 38-vjeçarin dhe më pas të fikin zjarrin por nuk kanë mundur. Ato kanë mbetur të lënduara si pasojë e asfiksisë. Njëra nga gratë sipas bluzave të bardha të Spitalit të Korçës ka plagë të shumta në duar e fytyrë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të tmerrshme.

Banesa ku u vetëdogj 38-vjeçari Miho
Banesa ku u vetëdogj 38-vjeçari Miho

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 02.03.2017, në lagjen nr 18 në Korçë, rruga “Petraq Shomo” në një apartament,dyshohet se shtetasi O.M, është vetëdjegur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga të dhënat e para rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e ish-vjehrrës së tij.
Në këtë banesë (e cila është përfshirë nga flakët) ndodhej ish-vjehrra dhe ish-kunata e tij. Dy shtetaset e mësipërme u dërguan për kontroll/ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pa probleme për jetën. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: