Një mbrëmje e përgjakshme është konsideruar nga policia e Londrës mbrëmja e kaluar.

Në vetëm një orë kanë ndodhur dy të shtëna me armë, si pasojë e të cilave ka humbur jetën nga një plumb qorr në kokë një 17 vjeçare dhe është plagosur rëndë një 16-vjeçare.

Ndonëse nuk sqarohet lidhja mes dy vajzave apo nëse ishin nën shoqërinë e njëra-tjetrës, policia thotë se në vendngjarje ka gjetur gjurmë të mëdha gjaku.

Në momentin që policët mbërritën në Tottenham, vendi ku ndodhi ngjarja e parë, policët gjetën edhe një djalë në gjendje agonie, edhe ai i plagosur me armë zjarri.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: