Forcat Speciale të Policisë së Kirgistanit kanë vënë në pranga ish-Presidentin Almazbek Atambaev, pas përplasjeve të dhunshme dhe të përgjakshme me mbështetësit e tij, që la një oficer të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Ish-Presidenti Atambaev akuzohet për korrupsion, ndërsa në qershor ishte zhveshur nga imuniteti dhe ishte vënë në ndjekje penale, pasi ishin vërtetuar akuzat për lidhjen e tij të ngushtë me Moskën.

Ish-Presidenti i Kirgistanit është arrestuar pas rrethimit që policia i bëri kompleksit të tij, mbrëmjen e kaluar, duke u përplasur ashpër me mbështetësit e tij.

Pas protestës së përgjakshme me granata, gaz lotsjellës dhe të shtëna me armë, policia ka arritur të futet sot në kompleks dhe të arrestojë ish-kreun e shtetit, në të cilin po ushtron detyrën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, pas mbarimit të mandatit në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb