ZVICËR

Një ngjarje horror është shënuar në Zyrih të Zvicrës. Një burrë 60 vjeç ka marrë peng 2 gra, ndërsa më pas i ka ekzekutuar ato. Pas kësaj, burri ka vrarë veten.

Burri kërcënoi se do të vriste dy pengjet e tij në rast se policia nuk largohej. Pas 3 orësh ankth, burri u shpreh se do të falte viktimat, mirëpo bëri të kundërtën, duke i ekzekutuar ato. Policia gjeti në apartamentin ku ndodhi ngjarja tre trupa të vdekur, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Nuk ka një motiv të qartë për ngjarjen, ndërsa mosha e grave ishte 34 dhe 38 vjeç. As kombësia e grave viktima nuk është e qartë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb