Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur e shokuar për shkak të sulmeve seksuale dhe plaçkitjeve në qytetin perëndimor Këln, natën e Vitit të Ri.

Zyra e saj tha se kancelarja e ka thirrur sot prefekten e Këlnit, Henriette Reker dhe i ka thënë që të bëhet çdo gjë e mundshme për dënimin e autorëve “pa marrë parasysh origjinën dhe prejardhjen e tyre”.

Dhjetëra femra kanë raportuar se janë sulmuar seksualisht ose janë plaçkitur në natën e Vitit të Ri. Janë bërë më se 80 paraqitje penale, përfshirë një akuzë për dhunim.

Shefi i policisë së qytetit, Wolfgang Albers, tha se meshkujt e përfshirë në sulme ishin arabë ose dukeshin se ishin nga Afrika Veriore. Në Hamburg, po ashtu, janë sulmuar femrat. Këto incidente kanë shkaktuar debat të ashpër lidhur me sjelljen e azilkërkuesve në Gjermani. Vitin e kaluar në Gjermani është shënuar numër rekord i migrantëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: