Dy futbollistë dhe një skiator i ri janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë, teksa pushtimi brutal rus vazhdon sot në ditën e shtatë, shkruan “The Sun”. Atletët u vranë pa mëshirë nga trupat e Putinit, ndërsa numri i vdekjeve në vend vazhdon të rritet.

Lojtari i ekipit të të rinjve, Vitalii Sapylo, 21 vjeç, u masakrua nga rusët, gjatë një beteje të egër pranë Kievit. Ai ishte bashkuar me ushtrinë si komandant tankesh, për të mbrojtur vendin e tij kundër sulmit të trupave të Putinit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dmytro Martynenko, 25 vjeç, një lojtar i klubit rajonal FC Dostomel, vdiq së bashku me nënën e tij, kur blloku i apartamenteve pranë kryeqytetit, ku ata jetonin, u bombardua nga rusët.

Gijthashtu, viktimë e sulmeve të tmerrshme të rusëve është edhe skiatori Yevhen Malyshev, i cili u vra teksa përpiqej të ndalonte përparimin e trupave ruse. 20-vjeçari, i cili ishte pjesë e ekipit të të rinjve, kishte lënë përkohësisht pezull skitë, për të shërbyer në ushtri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb