GREQI- Policia greke ka goditur një prej bandave më të rrezikshme të grabitjeve qe operonte prej vitesh në Greqi, me 15 anëtarë shqiptarë, mes tyre 3 femra, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga ana e autoriteteve greke. Arrestimi i tyre u bë më 18 maj, ndërsa sot mediat kanë publikuar fotot dhe emrat e shqiptarëve.

Mësohet se banda me shqiptarë prej vitesh ishte kthyer në tmerrin e zonave përreth Athinës, ndërsa mbi ta rëndojnë të paktën 33 grabitje.

Në një nga grabitjet ata kanë shkatuar edhe vdekjen e një të moshuare 84-vjeçare.

Mediat greke raportuan se nga kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve u gjetën sasi të mëdha sendesh të vjedhura, pajisje shtëpiake, mjete që përdoreshin për thyerjen e parvazeve të aluminit në banesat e grabitura, 2 armë zjarri, 5 thika, 6 automjete si dhe 2 motoçikleta. Shqiptarët e arrestuar në profilet e tyre sociale kishin publikuar edhe armë zjarri dhe para të “fituara” nga grabitje.

Shqiptarët e arrestuar
Arben Malo, Lindur me: 04/07/1965
Thoma Prifti, Lindur me: 10/09/1979
Kliton Lapi, Lindur me: 19/01/1992
Mirel Nelaj, Lindur me: 15/11/1987
Toni Lapi, Lindur me: 12/12/1993
Spartak Hazizaj, Lindur me: 07/02/1991
Varvara Pilo, Lindur me: 07/06/1983
Florida Malo, Lindur me: 05/04/1978
Albertina Konomi, Lindur me: 22/04/1994
Niqifor Todi, Lindur me: 06/05/1973
Leonard Xhafa, Lindur me: 24/06/1980
Ardian Meta, Lindur me: 04/11/1990
Agim Krasniqi, Lindur me: 13/07/1971
Graukel Kumani, Lindur me: 04/05/1989
Gerardo Mahmutaj, Lindur me: 31/10/1990

I shpalluri në kërkim
Oltjon Jazaj, Lindur me: 20/09/1984

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: