SARANDE – Një 34-vjeçar nga Tirana është arresetuar si autor i disa vjedhjeve të marketeve  në Sarandë, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Sarandë gjatë orëve të para të mëngjezit të ditës së sotme kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të njërit nga autorët e disa vjedhje të marketeve në qytetin e Sarandës. Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin : Ardit Shehu, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas gjatë natës sëbashku me një shtetas  tjetër kanë thyer xhamat e dyreve të disa marketeve të ndryshme në lagjen ”Nr.3”, me qëllim vjedhjen e tyre.

Policia gjatë patrullimit ka konstatuar dy persona të cilët porsa kanë parë punonjësit e Policisë, janë larguar me shpejtësi, njëri në këmbë e tjetri me një automjet Volksëagen.

Patrulla e Policisë është vënë në ndjekje të tyre,  ku në rrugën ”Abedin Dine”, në lagjen ”Nr.2”, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e njërit prej tyre konkretisht  shtetasin Ardit Shehu, ndërsa personi tjetër që u largua në këmbë ka mundur të largohet duke përfituar edhe nga errësira.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Ardit Shehu identifikohet edhe me dy emra të tjerë, Klejdi Nelku dhe Jeton Nelku.

Gjithashtu dyshohet të ketë kryer edhe disa vjedhje të tjera të marketeve në këtë qytet, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor të tyre.

Vijon puna për  identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër me të cilin ky shtetas kryente vjedhjet. Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: