Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi Prishtinën, në orët e pasdites së sotme. Katër persona u qëlluan me breshëri kallashnikovi, njëri prej të cilëve humbi jetën, ndërsa tre të tjerë u plagosën.

Mediet kosovare bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi B. Mehmeti, ndërsa të plagosurit janë babai me dy djemtë e tij.

Përkatësisht, në spital ndodhen shtetasit G. R., 76 vjeç, M. R.. 47 vjeç, si dhe F. R., 51 vjeç. Anëtarët e familjes u qëlluan me plumba kallashnikovi, pas një sherri me autorët për çështje pronësie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb