Momente frike janë regjistruar sonte në Trastevere, ku një shtetas shqiptar i dehuri ka shqetësuar kalimtarët dhe më pas është zhytur në lumin Tiber, për të mos u ndalur as nga thirrjet e karabinierëve.

Ngjarja ka ndodhur në Ponte Sisto, të Romës. Protagonisti është një 26-vjeçar shqiptar, i cili sipas mediave jeton si i pastrehë.

Gjithçka nisi kur disa persona lajmëruan numrin e vetëm të urgjencës për praninë e të riut dhe në vendngjarje mbërriti një patrullë policie nga stacioni Roma Trastevere.

Teksa ka parë uniformat, 26-vjeçari ka ikur duke zbritur shkallët që të çojnë në kalatë, teksa përpiqej të fshihej.

Pasi e kanë arritur dhe i kanë kërkuar mjetin e identifikimit, i riu ka shtyrë dhe sulmuar karabinierët dhe më pas është zhytur në lumë, duke gjetur strehë në një nga shtyllat qendrore të urës.

Më pas karabinierët me ndihmën e zjarrfikësve, arritën ta kapnin dhe dërgonin në komisariat, pasi u ndalu nën akuzat e ushtrimit të dhunës dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb