AFRIKË E JUGUT

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një moment të tmerrshëm në Afrikën e Jugut.

Bandat kriminale kanë marrë peng një makinë, duke sulmuar shoferen. Vajza vetëm 19 vjeçe ishte duke shkuar për vizitë te një miku i saj në Johanesburg.

Dy banditë afrohen te makina dhe godasin në mënyrë kërcënuese.

Njëri prej tyre qëllon xhamin me tytën e pistoletës, shkruan “Daily Mail”. Më pas, ata e nxjerrin jashtë makinës duke e tërhequr nga flokët.

Policia lokale, pasi pa pamjet, ka arrestuar për 40 minuta keqbërësit. Ngjarja ndodhi në mes të ditës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb