ITALI

Policia në Kremona të provincës së Lombardisë ka arrestuar një shqiptar 28 vjeç, pasi ai akuzohet për vjedhje të rëndë në një supermarket.

Episodi kriminal ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, kur shqiptari i drejtoi thikën arkëtares së supemarketit dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë mori paratë që ndodheshin në arkë në ato momente, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

  • foto galeri

Gruaja që u kërcënua ka bërtitur e tmerruar, kurse një punonjës në supermarket thirri menjëherë policinë. Pasi karabinierët shkuan në vendngjarje, ata arrestuan autorin e grabitjes.

Ndërkaq, pak më tutje gjetën edhe armën e ftohtë me të cilën u krye vjedhja e rëndë, një thikë, kurse arritën të gjejnë edhe paratë e grabitura. Shqiptari, që më herët kishte qenë në burg për trafik droge u dërgua në Prokurori në dispozicion të autoriteteve gjyqësore lokale.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb