Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë me dije për ndjekësit e tij në ‘Facebook’ faktin se edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca ka kaluar një formë të rëndë të Covid-19.

Në reagimin e publikuar, Kalo ka nxjerrë edhe mesazhi e ambasadorit, që shpreh falënderime për mjekin infeksionist, i cili e ka ndjekur gjatë kësaj periudhe delikate.

“Fjalë zëmre të cilat shprehin njëkohësisht edhe vlerat civilizuese të Demokracisë Perëndimore…Ju jam mirënjohës Ambasador Soreka për vlerësimin tuaj ndaj Punës, Përkushtimit dhe Profesionalizmit tim…. Together forever!!!”, shkruan Kalo në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

POSTIMI I PLOTË
Kohë kovidiane….11.03.2021….Në mjediset e Shërbimit të Imazherisë në QSUNT, dje u inagurua një dhuratë e re BE-së për Shëndetësinë tonë Publike, një CT-Scanner i gjeneratës më të fundme në vlerë 700.000 Euro…Në fjalën e tij me këtë rast Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, mes të tjerave u shpreh se: “Më lejoni t’ju them se personalisht kalova një formë të rëndë të Covid-19, dhe u mjekova këtu në Shqipëri. Më lejoni të falenderoj në emër të BE-së dhe timin personal, Profesor Kalon, i cili si mjek personal më ndoqi me shumë miqësi përgjatë kësaj periudhe mjaft të vështirë.”…..Fjalë zëmre të cilat shprehin njëkohësisht edhe vlerat civilizuese të Demokracisë Perëndimore…Ju jam mirënjohës Ambasador Soreka për vlerësimin tuaj ndaj Punës, Përkushtimit dhe Profesionalizmit tim…. Together forever!!!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb