SHKODËR

Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në veri të vendit. 1q00 hektarë tokë janë nën ujë, teksa janë shkaktuar dëme dhe në të mbjella.

Jak Pema, banor i Obotit tregoi për gazetarin Senad Nikshiqi se dy sera i ka të përmbytura dhe se dëmet janë të mëdha. Ai bëri apel që qeveria të shikojë çfarë ka ndodhur.

“E treta herë që përmbytem. Kam 4 dynym serë me kulturat e dimrit dhe janë të gjitha nën ujë. I kemi mbjellë për të dytën herë dhe e kemi ujin brenda në sera dhe në oborr. Dita e tretë që vazhdojnë shkarkimet. Dëmet janë të mëdha. Mundet vetëm të mbijetojmë. Nuk ka ardhur ta shohë askush. Na jemi fshatarë jetojmë me tokën, këtu është nën ujë, nuk kemi jetesë më. Apeli është të vijë të shikojë qeveria dëmet, faktet. I gjithë gruri që kemi mbjellë ka shkuar dëm”, tha fermeri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb