Ndërsa bota po lufton me thatësirat historike, me zjarret dhe përmbytjet vdekjeprurëse, një raport historik nga shkencëtarët globalë thotë se mundësitë po mbyllen me shpejtësi për të zvogëluar mbështetjen tonë te lëndët djegëse fosile dhe për të shmangur ndryshimet katastrofike që do të transformonin jetën mbi Tokë, siç e njohim, sipas rrjetit informativ amerikan, CNN.

Raporti shkencor nga Paneli Ndërqeveritar i OKB për Ndryshimet Klimatike thotë se bota është ngrohur me një shpejtësi prej 1,1 gradë Celsius, më e lartë se nivelet paraindustriale, dhe tani po shkon drejt 1,5 gradë Ceklsius, një prag kritik për të cilin liderët botërorë ranë dakord se ngrohja duhet të mbetet më poshtë për të shmangur ndikimet përkeqësuese.

Vetëm duke bërë shkurtime të thella në emetimet e gazrave serrë, duke hequr gjithashtu dyoksidin e karbonit nga atmosfera, mund të ndalojmë prirjen e vrullshme.

“Përfundimi është se na kanë mbetur zero vite për të shmangur ndryshimet e rrezikshme klimatike”, i tha CNN Michael E. Mann, një autor kryesor i raportit të IPCC të vitit 2001.

Ndryshe nga vlerësimet e mëparshme, raporti i së hënës përfundon se ”është e qartë që njerëzit kanë shkaktuar krizën klimatike” dhe konfirmon se “ndryshime të përhapura dhe të shpejta tashmë kanë ndodhur, disa prej tyre në mënyrë të pakthyeshme”.

Kjo është pjesërisht për shkak të ritmit të jashtëzakonshëm me të cilin planeti është ngrohur kohët e fundit, më shpejt sesa kanë vërejtur shkencëtarët më parë.

Që nga viti 2018, kur paneli publikoi një raport të veçantë mbi rëndësinë e 1,5 gradëve Celsiu, emetimet e gazrave serrë kanë vazhduar kryesisht të pandërprera dhe kanë ngritur temperaturat globale.

Edhe sipas skenarit më optimist të IPCC, në të cilin emetimet në botë fillojnë të bien ndjeshëm sot dhe reduktohen në zero neto deri në vitin 2050, temperatura globale do të vazhdojë të arrijë kulmin mbi pragun 1,5 gradë Celsius, para se të bjerë.

Në një deklaratë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e quajti raportin “një kod të kuq për njerëzimin”. “E vetmja mënyrë për të parandaluar tejkalimin e këtij pragu është rritja urgjentisht e përpjekjeve tona”, tha Guterres.

Cnn
Cnn

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb