Mbështetja publike për kryeministrin japonez, Shinzo Abe ka rënë me gati tri pikë përqindje nga muaji i kaluar për të arritur në 36,7%, sipas një sondazhi të agjencisë japoneze të lajmeve, Kyodo.

Rënia e popullaritetit, nga 39,4% muajin e kaluar, është pjesërisht për shkak të kritikave për trajtimin e pandemisë së koronavirusit si edhe të një serie skandalesh që kanë tronditur administratën e tij.

Kohët e fundit, një nga sekretarët e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Katsuyuki Kawai, dhe bashkëshortja, u arrestuan pak para se të zhvillohej sondazhi, me akuzat e blerjes së paligjshme të votave në zgjedhjet e vitit 2019.

Në një sondazh tjetër, të botuar gjithashtu sot, nga agjencia e lajmeve Jiji Press, shumica e të anketuarve, 69%, refuzuan një ndryshim në një nen të kushtetutës në lidhje me pacifizmin.

Një nga qëllimet konkrete politike të Abes ka qenë të reformojë kushtetutën paqësore të vendit pas luftës, duke argumentuar se nuk përshtatet më, pasi nuk u krijua me idenë e një komb të pavarur.

Kushtetuta japoneze daton në 1946 dhe u përpilua nën ndikimin amerikan.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb