Shtretërit ku do të flenë sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat e Tokio 2020 do të jenë prej kartoni të fortë. ’Ato mund të mbajnë deri në 200 kg pesha’ ka shpjeguar Takashi Kitajima, drejtori i përgjithshëm i fshatit të sportistëve, që shton që ‘janë më më të fortë se ato prej dërrase’.

Kornizat prej kartoni do të riciklohen në fund të Lojërave, ashtu si dhe përbërësit e tjerë. Ky është edhe një nga prioritet e Tokyo 2020.

Në fshatin e sportistëve (21 godina apartamentesh pranë Tokyo) do të ketë 18.000 shtretër. Gjithçka do të jetë e kompletuar në qershor. Lojërat Olimpike hapen në 24 korrik 2020, ndërsa Paraolimpiket në 25 gusht.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb