Interi nuk është aspak mes favoritëve për të fituar UEFA Champions League, pasi përballet me Manchester Cityn. Gjithsesi, ka nga ata që besojnë se zikaltërit do mund të ngrejnë në fund trofeun. Një prej tyre është ish-portieri i zikaltërve, i cili ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

“Të hedhim gjithçka. Vieri do të thoshte “Lëri të gjithë që ke brenda në fushë”. A janë kundërshtarët më të fortë? Epo le ta tregojnë. Interi mbi të gjitha nuk ka asgjë për të humbur. Ata janë një skuadër e çmendur dhe mbrëmje mund të jetë e favorshme për disa çmenduri.Nëse djemtë e Inzaghit bëjnë atë që bëri Interi i Mourinhos në Madrid, atëherë do të jetë një çmenduri” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb