Fitimi i Conference League nuk ka kaluar pa pasoja për Romën. Në rrugëtimin e italianëve prezent kanë qenë edhe tifozët, të cilët shpeshherë e kanë ekzagjëruar në stadiume të ndryshme.

Pasi mori në shqyrtim atë çka ndodhi në tribunat e Olimpicos me 5 maj, në sfidën gjysmëfinale ndaj Leicester, UEFA ka gjobitur Romën me 46 mijë euro.Vendimi i marrë në Nyon ka edhe shpjegimin përkatës: “Hedhja e sendeve (20 mijë euro), ndezja e fishekzjarreve (18 mijë euro), bllokimi i kalimeve publike (8 mijë euro)”.

Roma triumfoi në edicionit e parë të këtij kompeticioni të ri.

G5g
G5g

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb