Tensioni ishte i madh te Argjentina para Botërorit. Kombëtarja Albiceleste kërkonte me patjetër të kishte një grup fitues dhe të gatshëm për të bërë gjithçka për të fituar trofeun.

Të gjithë donin të ishin pjesë e listës së të ftuarve për Katar, por vetëm disa ia dolën të fitonin vendin. Një lajm në kufinjtë e të pabesueshmes vjen nga ESPN.

Sulmuesi i Sevillias, Papu Gomez thuhet se provoi të bënte magji të zezë vetëm e vetëm që të grumbullohet për në Botëror. Gjërat ishin të tilla, provo të mbinatyrshmen (Magji) që Lo Celso të mos rikuperohej dot.

Në fakt, Lo Celso nuk ia doli dhe në ato kushte fizike nuk u thirr dot. Kështu, këtë herë, trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni ka lënë jashtë skuadrës Gomes për 2 ndeshjet miqësore të radhës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: