TURQI

Ditën e djeshme Almeda Abazi dhe Tolghan u bënë për herë të parë prindër. Ish-Miss Shqipëria solli në jetë një djalë të cilin e pagezuan me ermin, Efehan. Almeda dhe aktori i njohur po jetojnë lumturinë më të madhe atë të qenit prindër.

Untitled 5
Untitled 5

Gjithashtu ardhja në e një fëmijë përvec lumturisë sjell edhe frikë e ankth. Këtë gjë na e ka treguar edhe aktori i fmashëm, i cili ka folur për mediat turke pas lindjes së djalit. Ai ka rrëfyer se Almeda ka kaluar një lindje të vështirë, e cila ka zgjatur 12 orë.

“Jam shumë i emocionuar por dhe shumë i lodhur; lindja zgjati shumë. Hyra në sallë, por nuk e kisha menduar që do të ishte kaq e vështirë. Lindja e Almedës nuk ishte aspak e lehtë. Duhet t’i jap një medalje. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi. Unë jam njeri që qaj me vështirësi, por edhe gurët plasin. Para se të lindte, i thoja ‘të dua shumë’, tani i them ‘bir, më frikësove shumë’,- është shprehur Tolgahan.

Fatmirësisht, kjo situatë ka kaluar me sukses dhe Almeda me djalin Efehan janë shëndoshë e mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb