Pavarësisht suksesit të dy filmave që ka interpretuar, Tom Cruise nuk do të jetë më në seritë televizive kushtuar “Jack Reacher”, ish zyrtari i policisë ushtarake i krijuar nga Lee Child.

Ka qenë vetë Child që ka shpjeguar arsyen se përse aktori i famshëm nuk do të jetë më pjesë e tij: Duan një aktor më të gjatë, më të ngjashëm me personazhin e romanit. Një shqetësim i vërtetë për Cruise i cili shpesh herë është bërë pjesë e ironisë për shkak të gjatësisë së tij 1.70.

Child po punon për seritë televizive të librit të tij dhe ka shpjeguar në një intervistë për Bbc përse ylli i Hollywoodit është lënë mënjanë.

Mesa duket faji për këtë është i të apasionuarve me romanet e tij të cilëve nuk u ka pëlqyer të shohin një gjigand pothuajse 2 metra, të interpretohet nga një aktor i shkurtër.
‘Ishte një kënaqësi të punoja me Tom Cruise- ka shpjeguar shkrimtari-por lexuesit kanë të drejtë. Madhësia e Jack Reacher është një komponent themelor i karakterit të tij. Ai të frikëson vetëm me fizikun e tij.

Cruise ka talent, por ky element i mungon’. Dhe jo vetëm kaq por Lee Child shkon përtej kësaj. Ai i ka kërkuar ndihmë lexuesve për të zgjedhur personazhin e tij. “Do të nisemi nga fillimi dhe do të gjejmë protagonistin perfekt”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb