Ylli i Hollywood, Tom Cruise është duke xhiruar skena për filmin më të ri të “Mission Impossible 8”. 59-vjeçari është parë duke u varur përmbys në krahun e një aeroplani luftarak, teksa ndodhej mbi qiejt e Kembrixhit.

Marifetet mahnitëse ishin një nga shumë bëmat e pabesueshme që aktori po bën për filmin e ardhshëm Mission Impossible 8.

Avioni u ngrit nga Aerodromi Duxford në Cambridgeshire dhe sapo arriti 600 metra në ajër, Tom doli nga kabina dhe u zvarrit në krahun e majtë.

I lidhur me aeroplanin nga një parzmore, Tom pastaj u var me kokë poshtë nga krahu i aeroplanit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb