SHKODËR- Deputeti Tom Doshi është përfshirë në një aksident rrugor ditën e sotme në aksin Shkodër –Velipojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në fshatin Shtiqen.

Mjeti tip “Audi” me targë AA833JV me të cilën udhëtonte Tom Doshi, që drejtohej nga Klodian Mema, u godit nga pas nga një automjet tip “BMW” me targë AA 435 AR me drejtues Ramazan Gjekaj.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Aksidentin e konfirmoi për “News24” vetë deputeti Doshi, i cili thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën që shkon për Velipojë dhe sqaron se automjeti tjetër e ka marrë kthesën ngushtë, duke shkaktuar kështu edhe aksidentin. Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore e procedurale në vendin e ngjarjes, ndërsa siç duket edhe në foto, mjeti i deputetit Doshi ka marrë goditje në krahun e shoferit por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: